AKTUALITET, 18 Nëntor 2019, 11:31

EMRAT/ Udhëtonin me shpejtësi në errësirë, makina përplaset me bordurën, tre persona rëndë në spital

EMRAT/ Udhëtonin me shpejtësi në errësirë, makina


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Laç, ku automjeti është përplasur me bordurën e një rruge.

Si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë identifikuar si: Hajrie Dika, Festim Dika dhe Klementina Mesi.

Të gjithë të plagosurit janë në gjende të rëndë për jetën dhe janë sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës.

Mendohet se si pasojë e aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonin personat në makinë.