TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dalin detaje të tjera nga hetimi i prokurorisë që çoi në arrestimin e 38-vjeçarit Tesi Basho, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “Balkan Web” se pas arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Romë, Tesilvan Basho hyri ilegalisht në Shqipëri dhe nisi aktivitetin kriminal. Në 2017 ai kërcënoi me jetë një biznesmen të cilit i kërkonte 100 mijë euro.
Me ndihmën e vëllait Santilo Basho arriti t’i merrte biznesmenit 20 mijë euro.
Takimet mes biznesmenit dhe Bashos u përgjuan ndërsa paratë u fotografuan. Santilo Basho nuk u ndalua pasi prokuroria donte të arrinte tek Tesi Basho që konsiderohej një person shumë i rrezikshëm.
Pas disa aksioneve te dështuara policore më i fundit një muaj më parë policia arrestoi dy vëllezërit. Tesi Basho krahas akuzave të rënda që ka në Itali po hetohet edhe për gjobëvënie ndaj biznesmenit bashkë me vëllain.
Ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg dhe sot Tesi Basho ka pasur seancën e marrjes në pyetje te të dyshuarit. Basho ka refuzuar të vinte në seancë dhe procesi vijoi në mungese të tij.
Tesilvan Basho u arrestua më 16 tetor gjatë operacionit “Selenica”.