AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 19:19

EMRAT/ Nënë e bir nxirren të pajetë nga rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës

EMRAT/ Nënë e bir nxirren të pajetë nga rrënojat e

Ministria e Mbrojtjes njofton se sapo janë nxjerrë nga rrënojat dy trupa të tjerë të pajetë. Sipas ministrisë, trupat i përkasin Dolora dhe Klaus Reçi, nënë e bir.

Trupat e pajetë janë nxjerrë nga pallati 6-katësh i shembur në Durrës nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4.

Nënë e bir ndodheshin nën rrënoja prej ditës së djeshme, ndërsa nxjerrja e trupave të tyre është bërë e mundur këtë mbrëmje nga ekipet e kërkim-shpëtimit, që ndodhen në terren.