TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karabinierët e Njësisë Operative të Compagnia di Caltagirone kanë konstatuar se dy shtetas me origjinë shqiptare, Fatjon Sulçaj, 32 vjeç dhe Arjon Hasanaj, 25 vjeç kanë tregtuar drogë, të cilën e kishin fshehur në banesë.
Karabinierët kanë kontrolluar në distancë lëvizjet e shqiptarëve, pas sinjaleve që kishin marrë se në shtëpinë e tyre gjendet lëndë narkotike, shkruajnë mediat italiane. Karabinierët janë ndihmuar nga dy qenë specialë.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan 3 gramë kokainë, 7 gram marijuanë dhe 215 gram ketaminë, një hobe precize dhe material të nevojshëm për paketimin e dozave, si dhe pothuajse 7 mijë euro në kartëmonedha, që vijnë nga veprimtaria e paligjshme.
Të dy shqiptarët e dyshuar janë arrestuar me vendim të gjykatës lokale. Njëri prej tyre Fatjon Sulcaj u dërgua në burgun e Caltagirone, ndërsa Arjon Hasanaj u vendos nën arrest shtëpiak.