AKTUALITET, 15 Shtator 2019, 13:42

E trishtë! Vdes në Turqi Elona Kuburja, 15-vjeçarja me sëmundjen e rrallë

E trishtë! Vdes në Turqi Elona Kuburja, 15-vjeçarja me


Nuk ka mundur t'ia dalë. Një betejë e vështirë me sëmundjen e rëndë, të cilën Elona Kuburja, 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, e humbi sot në Turqi.

E reja humbi jetën këtë mëngjes në një spital publik në Turqi, ku po merrte kurim dhe do t'i nënshtrohej një operacioni të vështirë, për sëmundjen e rrallë që e kishte prekur që në lindje: që në gjuhën mjekësore njihet si “hemangioma kongenitale” me evolim drejt sindromës “kasabach mërittë”.

Me sëmundjen e rrallë të Elonës, janë raportuar vetëm 250 raste në botë.

Mediat ndoqën hap pas hapi historinë e Elonës nga Fushë-Kruja duke përcjellë apelin për ndihmë financiare.

TPZ.AL i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e vajzës së tyre. U prehsh në paqe Elona!