SPORT, 21 Dhjetor 2017, 12:51

Emocionet e forta të botës së sportit gjatë vitit 2017-të

Emocionet e forta të botës së sportit gjatë vitit

10 ngjarjet më të paharrueshme sportive të vitit 2017:

Janar  2017 – Tenis

Legjendat e tenisit, zvicerani Roger Federer dhe spanjolli Rafael Nadal, u ndeshën në finalen e “Australian Open”që zgjati pesë sete dhe rezultoi me fitoren e titullit të pestë në Melburn për tenistin zviceran Federer.

Federer më pas fitoi titullin e tetë rekord të Wimbledon në turneun e “Grand Slam” të 19-të, ndërsa spanjolli Nadal fitoi “French Open” e tij të 10-të në finalen e US Open.

Serena Williams mundi motrën e saj Venus duke fituar titullin e 23-të rekord në turneun e Grand Slam në Australi, që më pas u zbulua se kjo fitore ishte arritur ndërsa ajo ishte në fazën e parë të shtatzënisë.

Shkurt 2107 – Futboll amerikan

– Skuadra amerikane “New England Patriots” arriti të mundë “Atlanta Falcons” me 31 pikë në Super Bowl LI, duke i dhënë qendërmbrojtësit Tom Brady dhe trajnerit Bill Belichick trofeun e tyre të pestë .

“Atlanta Falcons” drejtoi ndeshjen 28-3, por Brady frymëzoi një fitore rekord në pjesën e katërt dhe “New England Patriots” vulosën titullin e Futbollit Amerikan deri në fund të ndeshjes.

Mars 2017 – Ski

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin fitoi titullin e saj të parë në disiplinën e slalomit në Kupën e Botës.

Ajo është fituesja e medaljes së artë olimpike në disiplinën e slalomit,  Sochi në 2014 dhe mban tituj botërorë të 2013, 2015 dhe 2017.

Prill 2017 – Golf

Ylli i golfit, spanjolli  Sergio Garcia përfundoi  garën e tij të gjatë duke fituar titullin e Masters në një play-off  me Justin Rose.

Garcia ka qenë katër herë kandidat për të fituar titullin e tij të parë në turneun e madh, por për fat të keq gaboi në gjuajtjet e tij, në klubin e Augusta National.

Por, ai tregoi nerva të çelikta në play-off e parë duke siguruar xhaketën e gjelbër të dëshiruar (një simbol zyrtar i anëtarësimit në klubin e golfit  Augusta National).

Qershor  2017 – Futboll

– Cristiano Ronaldo godet dy herë me Juventusin (Real Madrid 4-1 Juventus) duke u bërë skuadra e parë më e suksesshme në Ligën e Kampioneve të epokës moderne.

Real siguroi një rekord të titullit të 12-të në total në garën e elitës dhe një kampionat të parë spanjoll/evropian të dyfishtë që nga viti 1958.

Real Madridi ka fituar 33 kampionate  Spanjë, 19 Kupa të Mbretit, 12 Liga Kampionësh, një Botëror për Klube dy UEFA Kupa dhe tre Intercontinental Cup.

AC Milan ishte skuadra e fundit që fitoi tituj të njëpasnjëshëm, por suksesi i tyre në 1989 dhe 1990 erdhi përpara se ngjarja sportive të ndryshonte formatin në Liga e Kampionëve në vitet 1992-93.

Korrik 2017 – Çiklizëm

-Çiklisti btitanik , Chris Froome fitoi një titull të katërt në “Tour de France” duke u bërë çiklisti i parë që fiton në të njejtin vit “Vuelta” dhe “Tour de France”që nga koha e Bernard Hinault në vitin 1978.

Por, atij iu desh të luftonte shumë për të ruajtur reputacionin e tij pasi u zbulua se ai kishte dalë pozitiv në testin e drogës në fitoren e “Vuelta”.

Gusht 2017- Futboll

– Neymar, futbollisti brazilian nënshkroi për klubin e futbollit Paris Saint-Germain (PSG) për një rekord botëror prej 222 milion euro (263 milionë dollarë) duke u transferuar nga Barcelona në Paris.

Klubi francez i mbështetur nga Katari arriti të merrte Neymar pavarësisht refuzimit të pagesës së klauzolës së tij nga Liga e futbollit që pretendonin se ai kishte shkelur rregullat financiare të lojës së drejtë.

Përtej dyshimeve, transferimi  i tij dëshmoi PSG-ja  tani i përket mega-klubeve të botës.

Gusht 2017 – Atletikë

Sprinteri xhamajkan, Usain Bolt mbylli karrierën e tij, i dëmtuar në stadiumin e Londrës në Kampionatin Botëror të Atletikës.

Bolt, 11 herë kampion bote dhe tetë herë fitues i medaljes së artë olimpike, u dëmtua si pasojë e një terheqjeje në muskul  në garën e 4×100 metra për meshkuj, pak ditë pasi ai u mund nga Justin Gatlin dhe Christian Coleman në garën e tij të fundit 100 metra.

Shtator 2017

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) konfirmoi se Parisi do të mikpresë Olimpiadën 2024 dhe Los Anxhelesi do të organizojë Lojërat Olimpike Verore 2028 .

Gjithashtu, Lojërat Olimpike janë zhvilluar në Los Anxheles në vitin 1932 dhe 1984 ndërsa Parisi do të bëhet një mikpritës për të tretën herë pas 1900 dhe 1924.

Dhjetor 2017

– IOC-ja  deklaroi pezullimin e Komitetit Olimpik rus në lidhje me praktikat sistematike të dopingut duke shtuar se atletët rusë mund të konkurrojnë si neutralë në Lojërat Dimërore në Korenë e Jugut, në shkurt të vitit 2018.

Ish-ministrit rus të Sporteve, Vitaly Mutko, aktualisht në detyrën e zëvendëskryeministrit dhe drejtuesi kryesor i organizimit të Kampionatit Botëror 2018 në futboll në vend, i është ndaluar pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore.

ATA