TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Epilogu i dramës së Emiliano Sala, me gjetjen e trupit të sulmuesit argjentinas në mbetjet e avionit të rrëzuar në kanalin e La Manshit, ka mbuluar me një vello të trishtë botën e futbollit. Janë të shumë kolegët e tij futbollistë që i kanë dhënë lamtumirën e fundit me anë të mesazheve në rrjetet e tyre sociale: nga Kilian Mbappe (“Pusho në paqe, Emi) te Mesut Ozil, që ende nuk do ta besojë (“Nuk kam fjalë”).
Edhe klubet e futbollit marrin pjesë në këtë homazh në rrjet. Mallëngjyes komenti i motrës së Emiliano Sala, Romina: “Shpirti yt do të ndriçojë përgjithmonë”.