AKTUALITET, 7 Janar 2020, 15:50

Ekzekutimi mafioz me snajper nga tarraca e pallatit/ Spitali i Rrëshenit: Viktima është qëlluar me një plumb në zemër

Ekzekutimi mafioz me snajper nga tarraca e pallatit/ Spitali i Rrëshenit:

Kastriot Reçi, viktimë e një atentati mafioz sot në Rrëshen është qëlluar me një plumb në zemër.

Konfirmimin e ka bërë Spitali i Rrëshenit pas kqyrjes në trupin e viktimës, konfirmon korespondenti i Panorama.

47-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga tarraca e një pallati pranë lokalit që kishte në pronësi viktima.

Në tarracën e këtij pallati, po ashtu policia tha se ka gjetur një snajper i cili dyshohet se është arma me të cilën është kryer edhe krimi.

Autori/ët kanë pritur Reçin të dalë nga lokali për të hipur në makinë dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.