AKTUALITET, 7 Janar 2020, 15:43

Tërmet me magnitude 6,2 ballë në Indonezi, nuk ka alarm për cunam

Tërmet me magnitude 6,2 ballë në Indonezi, nuk ka alarm për

Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë ka goditur veri-perëndimin e Indonezisë, por nuk ka pasur njoftim për cunam dhe për momentin nuk ka viktima apo dëme.

Lajmin e jep Observatori gjeologjik amerikan. Tërmeti ka goditur në një thellësi 20 kilometra në brigjet e ishullit të Simeulue, në perëndim të Sumatras.

Shërbimi sizmiologjik dhe gjeologjik i Indonezisë ka përjashtuar kërcimet nga cunami. Njerëzit kanë vrapuar në plazhe pas lëkundjeve të forta që shkaktuan panik të madh.