TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dosja për vrasjen e Santiago Malkos do të merret dhe do të hetohet nga Krimet e Rënda. Vendimi është marrë sot nga Gjykata pas publikimit të 8 emrave, të cilët akuzohen si pjesë e grupit që ekzekutuan ish-policin Malko natën e 27 gushtit.
Personat e shpallur në kërkim janë identifikuar si vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj. Sipas burimeve të Dosja.al të gjithë të arrestuarit janë pjesë e një grupi, i cili është në gjurmët e policisë dhe njihet si “Klani Duka”
Që prej ditës së sotme të gjithë të arrestuarit po hetohen dhe akuzohen për disa vepra penale si: “Grup i strukturuar kriminal”, “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”, “Vjedhjes së automjeteve” dhe “Përdorimi i dokumentacionit apo sinjaleve dhe shenjave të policisë së Shtetit, në pikat kufitare”.
Për të gjitha këto akuza tashmë grupi “Duka”, nuk do të hetohet më nga prokuroria e Tiranës por do jetë Prokuroria e Krimeve të Rënda ajo që ka marë në dorën hetimin. Mësohet se ka qenë prokurori i Tiranës Naim Tota, ka shpallur moskopetencën dhe ja ka kaluar çështjen e vrasjes së Santiago Malkos, kolegëve të tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Tashmë do jetë kjo prokurori që do drejtojë hetimin kundër këtij grupi kriminal, të cilët për këtë ngjarje kanë marë pjesë plot 9 persona.
Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit.
Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos deri më tani janë shpallur në kërkim tetë persona, të njohur ndryshe si pjesë e klanit “Duka”. Ndërkohë në pranga ka rënë Blendi Teta.