TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Burrelit, ku ka mbetur i plagosur një person.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i personit të plagosur, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
I plagosuri është dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal të Burrelit nga një mjet privat ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Ndërsa lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia ende nuk ka nxjerr një njoftim zyrtar për të dhënë më tepër detaje mbi shkaqet dhe rrethanat në të cilat dyshohet paraprakisht se ka ndodhur ngjarja.