TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zvicra ka bërë publike gjatë ditës së sotme listën me të cilët do të paraqitet në Botërorin e Rusisë. Nuk ka vend për shumë surpriza nga ana e trajnerit Petkoviç, që do të paraqitet me 4 shqiptarë në këtë turne. Behrami, Xhemaili, Shaqiri dhe Xhaka janë futbollistët e përzgjedhur nga ana e Zvicrës, që do të jenë pjesë e këtij Botërori.
Tashmë Behrami mund të thuhet se është futur në “librin e historisë”, pasi Botërori i Rusisë është i katërti në karrierën e tij. Nga ana tjetër, për Xhemailin dhe Shaqiri ky është Botërori i tretë, ndërsa për Granit Xhakën bëhet fjalë për pjesëmarrjen e dytë radhazi në një eveniment të tillë, pasi atij të zhvilluar në Brazil.
Portierë: Yann Sommer , Roman Bürki , Yvon Mvogo .
Mbrojtës: Stephan Lichtsteiner , Ricardo Rodriguez , Johan Djourou, Manuel Akanji , Michael Lang , Fabian Schär , Nico Elvedi , François Moubandje .
Mesfushorë: Valon Behrami , Granit Xhaka , Denis Zakaria , Blerim Dzemaili , Remo Freuler , Gelson Fernandes , Xherdan Shaqiri , Steven Zuber .
Sulmues: Breel Embolo , Haris Seferovic, Josip Drmic , Mario Gavranovic .