TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeopozitari Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për rënien ekonomike referuar dhe raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sipas të cilit ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë me -9%, që është më e thella në rajon dhe në gjithë vendet në zhvillim.
Përmes një postimi në Twitter Basha shkruan se kjo tkurrje vjen sepse “Ramavirusi zgjodhi të paguajë oligarkët” dhe se prej tij “njerëzit janë sot pa punë dhe të varfëruar”.
POSTIMI:
Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset.
Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën”.
