AKTUALITET, 13 Maj 2020, 08:37

Reforma Zgjedhore/ Këshilli Politik mblidhet sot, jo online por rreth një tryeze. Roli i OSBE

Reforma Zgjedhore/ Këshilli Politik mblidhet sot, jo online por rreth


Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore do të mblidhet ditën e sotme në takimin e radhës, që do të bëhet me prezencë fizike dhe jo më online.

Për këtë arsye, zyra e OSBE-së në Tiranë bën me dije se do të mbështesë nga ana logjistike takimin e nesërm.

Kjo pasi të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze.

NJOFTIMI I OSBE:

Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të mbështesë nga ana logjistike takimin e nesërm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve”.

Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm.

Prezenca do të mundësojë sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, si dhe do t’i pajisë pjesëmarrësit me maska, doreza dhe higjienizues.