AKTUALITET, 27 Korrik 2018, 20:25

Eklipsi po vjen në Shqipëri, ja sa orë do të zgjasë

Eklipsi i hënës së përgjakur ka filluar dhe të parët që kanë arritur ta shohin rreth orës 5:14 të pasdites janë ata që jetojnë në Tajvan, Australi dhe Indi.

I gjithë procesi i eklipsit do të zgjasë për 6 orë dhe 14 minuta dhe do të shfaqet në qiell për pjesën më të madhe të botës.

Thuhet se hëna do të ngjyroset me të kuqe për 103 minuta.

Eklipsi i plotë pritet që të duket në Europë dhe në Lindjen e Mesme që prej orës 21:00.

NASA ka njoftuar se kjo dukuri mund të shihet me sy të lirë dhe nuk do të dëmtojë shikimin e askujt.

Thuhet se faza e plotë do të jetë prej orës 21:30-23:13 dhe kulmi do të jetë rreth orës 22:22.

Në të njëjtën ditë, Marsi do të jetë më i madh se kurrë, pasi udhëton pranë Tokës, ndaj vëzhguesit do jenë në gjendje se si është në të vërtetë planeti i kuq.

Eklipsi i hënës nuk do të jetë i mundur të vëzhgohet nga Amerika e Veriut dhe nga pjesa më e madhe e Paqësorit.