AKTUALITET, 8 Janar 2019, 23:43

EFL Cup/ Vendos Kane, Tottenham mposht Chelsean në sfidën e parë gjysmëfinale

EFL Cup/ Vendos Kane, Tottenham mposht Chelsean në sfidën e parë

Tottenhami mposhti Chelsean me rezultatin minimal 1-0, në sfidën e aprë gjysmëfinale, të vlefshme për English Football League Cup, ose ndryshe Carabao Cup.

Në sfidën e zhvilluar në “Wembley”, ishte një gol i shënuar me penallti nga kapiteni i “Spurs”-ave, Harry Kane, ai që mbeti në fuqi gjatë gjithë 90-minutëshit.

Skuadra e Sarrit dominoi kontrollin e topit, por edhe i shkoi më pranë portës kundërshtare, duke krijuar disa raste, por pa ia dalë të finalizojë me sukses.

Gjithsesi, finalisti do të përcaktohet më 24 Janar, kur në “Stamford Bridge” të luhet sfida e kthimit, ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist është Manchester City–Burton, që do të përballen nesër dhe më 23 Janar.