AKTUALITET, 8 Janar 2019, 22:51

Protesta e banorëve te shtëpia e Ramës, Manjani: Po Garda pse paguhet...?!

Protesta e banorëve te shtëpia e Ramës, Manjani: Po Garda pse

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sonte, për veprimet e Gardës së Republikës, përballë protestës së banorëve të “Astir”-it, pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

“Po mirë, shumë dakord që shtëpia e Edi Ramës është pronë private, po Garda për çfarë paguhet për të ruajtur pronën private?!!”.

Dhe për këtë pyetje, ka po vetë një përgjigje “origjinale”.

“Nëse është kështu, atëherë përse nuk ruan edhe shtëpitë e banorëve të unazës?! Edhe ato private janë. Edhe ato shtëpi i kanë ndërtuar burrat me gratë e tyre...

Siç ruajnë pronën private të Ramës, me të njëjtën logjikë (ta lëmë ligjin) të ruajnë edhe shtëpitë e hallexhinjve”, reagon Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në “Facebook”

Shumë interesant logjika e Gardës së Republikës sonte në përplasje me protestuesit e unazës, të cilët shkuan të protestojnë para shtëpisë së Ramës!

“Mos protestoni këtu se është pronë private. Keni sheshe publike plot”- ju thotë gardisti protestuesve.

Po mirë, shumë dakord që shtëpia e Edi Ramës është pronë private, po Garda për çfarë paguhet për të ruajtur pronën private?!!

Nëse është kështu, atëherë përse nuk ruan edhe shtëpitë e banorëve të unazës?! Edhe ato private janë. Edhe ato shtëpi i kanë ndërtuar burrat me gratë e tyre...

Siç ruajnë pronën private të Ramës, me të njëjtën logjikë (ta lëmë ligjin) të ruajnë edhe shtëpitë e hallexhinjve.

Nuk dinë ç’thonë më...