AKTUALITET, 8 Janar 2019, 19:09

E kërkonte Juventusi, por mbrojtësi firmos për Barcelonën

E kërkonte Juventusi, por mbrojtësi firmos për Barcelonën

Zhan Kler Todibo, talenti më i ri i futbollit francez, është një futbollist i Barcelonës. Ose më saktësisht, do të jetë i saj që nga fillimi i sezonit të ardhëm, pas një transferimi me parametër zero. Klubi katalanas ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me futbollistin të cilin e ndiqnin me interes disa nga klubet më të madha në Europë, por që në fund ka zgjedhur spanjollët për të vazhduar karrierën e tij.

Futbollisti 19-vjeçar ka shkëlqyer në vitet e fundit në radhët e Tuluzës në kampionatin francez, por kontrata e tij me klubin përfundonte në mbyllje të këtij sezoni ndaj kishte tërhequr edhe më shumë vëmendjen pasi mund të transferohej me parametër zero.

Për shumë muaj, lojtarin e ndoqi me ngulm Juventusi dhe mendohej se do të siguronte me të një kalim të ngjashëm si ai i Pogba nga Mançester Junajtid. Pro që në momentin kur në skenë doli Barcelona, për Todibo nuk kishte më dyshime dhe sot palët kanë nënshkruar marrëveshjen që e sheh atë të bëhet lojtar i katalanasve që nga 1 korriku i vitit 2019.