AKTUALITET, 8 Janar 2019, 23:10

Masakra në Ballsh, zbulohet çfarë i kërkoi policisë autori pas krimit të dyfishtë

Masakra në Ballsh, zbulohet çfarë i kërkoi policisë

Masakra që ndodhi në një familje në Ballsh, mbrëmjen e 2 janarit, ishte sonte objekt i trajtimit në emisionin "Opinion" me një panel analistësh dhe gazetarësh.

Gazetarja Klodiana Lala tha se, autori i krimit, Gazmend Musta, mund ta ketë parapërgatitur vrasjen e bashkëshortes e kunatës. Ajo tha se, pasi ka kryer krimin, autori ka telefonuar të atin dhe më pas ka shkuar në postën e policisë.

“I kërkoi policisë që familja e gruas të mos marrë fëmijët”, tha Lala në studion e "Opinion".

Gazmend Musta ka qëlluar disa herë me thikë dy viktimat e tij, kunatën Merisa Caushaj, 18 vjeçe, dhe bashkëshorten Gentiana Caushaj, 31 vjeçe.