AKTUALITET, 8 Janar 2019, 20:10

Denoncimi te Berisha, ish-Kryeministri: “Një vrasje tjetër shtetërore”

Denoncimi te Berisha, ish-Kryeministri: “Një vrasje tjetër

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e dërguar nga një qytetar i quajtur Arben Mema, i cili shprehet se Medi Gjuni, 49 vjeç, u arrestua në datën 31 dhjetor 2018 për dhunë në familje, dhe me datë 2 janar doli i vdekur, por që sipas tij kjo ngjarje është mbyllur nga policia dhe familjarët nuk guxojnë që ta ndjekin nga frika.

Postimi i plotë i Berishës:

Nje vrasje tjeter shteterore!

Hyn ne narkokomisariatin e Kukesit i lidhur dhe del qe andej i vdekur! sb

“Miredita Doktorr Berisha

Jam Arben Mema Nga kukuesi Dua te tregoj nje ngjarje qe ka ndodh me dat 02.01.2019 Ku u arrestua per dhune ne familje nje person Me 31 dhjetor mbas ores 22:00 Me dat 2 ka dal i vdekur nga komisariati I Kuksit Mbas ekspertizezs doli qe ishte vetvarje dhe per kete ngjarje nuk esht shqetesuar asnje njeri dhe kjo si ngjarje eshte mbyllur

Te afermit e ati personi kane frike ta ndjekin kete ngjarje prej policise

Emri i keti personi eshte:

Medi Gjuni 49vjeç Nga fshati Kalimash banues ne Kukes

Me Rrespekte Arben Mema.”