TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkimi Europian në Tiranë fton prokurorët të anëtarësohen në SPAK para datës 7 shkurt.
Bashkimi Europian shton se në këtë mënyrë prokurorët do të mund të kontribuojnë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kujtojmë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për vendet vakante për Prokurorinë Speciale, e njohur ndryshe si SPAK.
Janë 15 vende bosh për të gjithë prokurorët e rretheve dhe Tiranës që të mund të bëhen pjesë e prokurorisë Speciale.
SPAK së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.
Mund të kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë patur masë disiplinore në fuqi. Përjashtohen nga kandidimi anëtarët e këshillit.