TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Parlamenti miratoi sot ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty, për të gjitha veprimet që lidhen me hetimet e kryera në territorin shqiptarë për llogari të krimeve të supozuara të UÇK-s.
Deputetët e parlamentit votuan me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim krijimin e këtij Komisioni në krye të të cilit do të jetë deputeti Ulsi Manja.
Përveç tij, nga mazhoranca anëtarë do të jenë: Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj.
Nga opozita parlamentare anëtarë janë: Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi.
Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina. Propozimi për ngritjen e tij erdhi disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së.