AKTUALITET, 30 Dhjetor 2017, 14:10

Basha pret në zyrë avokatin e parë shqiptaro-britanik

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në zyrën e tij avokatin e parë shqiptaro-britanik ka mbrojtur një çështje ligjore para Gjykatës Supreme Britanike, njëherësh kreun e PD në Londër, Naim Hasanin.

Basha jep lajmin e mirë se dy shtetasve shqiptar që ishin regjistruar në Londër si kosovarë nuk do t’u hiqet shtetësia britanike. Ky vendim hyn në fuqi edhe për fëmijët e tyre, sipas Bashës, i cili e cilëson këtë si një vendim me rëndësi jetike dhe një arritje e madhe për te gjithe shqiptarët në Britani.

“Pas pritjes së mrekullueshme që më bënë bashkëatdhetarët e Londrës, pata kënaqësinë të pres në zyrën timë Z. Naim Hasani, Kryetarin e PD, Dega Londër dhe avokatin e parë shqiptaro-britanik qe ka mbrojtur një çështje ligjore para Gjykatës Supreme Britanike.

Z. Hasani më informoi mbi vendimin historik të datës 21 Dhjetor 2017 nga Gjykata Supreme Britanike, e cila ka hedhur poshtë urdhërat e Ministrisë së Brendshme Britanike të vitit 2013, që në menyre automatike u hiqnin shtetësine Britanike dy shtetasve shqiptare per shkak se ishin regjistruar si shtetas te Kosovës, dhe ka konfirmuar se ata jane shtetas Britanike me identitetin e tyre shqiptar.

Gjykata Supreme ka vendosur gjithashtu në mënyrë të qartë se edhe personat e tretë, sic jane femijet e tyre, duhet te qendrojne shtetas Britanikë.

Ky ështe një vendim me rëndësi jetike dhe një arritje e madhe për te gjithe shqiptarët në Britani dhe familjet e tyre, që ndodhen në situatë të ngjashme ligjore.

E përgëzova Z. Hasani për punën e tij shumëvjecare që u kurorezua me këtë fitore ligjore të përmasave historike, dhe e uroj atë dhe çdo bashkqytetar qe i gëzohet fryteve të këtij vendimi jetik per shumë shqiptare në Britani dhe familjarët e tyre”, shkruan Basha në rrjetet sociale.