TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Naftëtarët e Ballshit nuk janë të vetmit që protestojnë për rrogat. Sot edhe punëtorët e ARMO-s në Vlorë janë ngritur në protestë. Rreth 30 punëtorë kanë rreth 27 muaj pa marrë rrogat. Nga viti 2015 ata vijojnë rregullisht punën në degën e kompanisë në Vlorë, por nuk janë paguar. Sipas tyre nëse nuk do ketë një reagim për dhënien e rrogave do të arrijnë deri në bllokimin e rrugëve dhe mjeteve lundruese të kompanisë në portin e Vlorës.