TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur planit me tetë pika të propozuar nga kreu i opozitës Lulzim Basha.
Sipas Ramës, ky plan "është një maskaradë, që do të thotë të hamë kockën tonë".
‘Ky plani 7×7=42 qenka lule korone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë korona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde! nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka koronë që e nxjerr! pffff…ç’maskaradë!’, mbyllet reagimi i Ramës në rrjetet sociale.
‘Sot ekonomia shqiptare ka nevojë për garanci dhe mbështetje! Qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë urgjentisht masa të forta dhe të shpejta për të kompensuar impaktin negativ të Koronavirusit në ekonominë tonë.
Ne duhet t’i paraprijmë patjetër kësaj krize, dhe jo ta ndjekim pas, në të kundërt do rrezikojmë shumë.
Në çdo vend të prekur nga koronavirusi, paralelisht me masat ekstreme për të parandaluar përhapjen, janë përcaktuar edhe masa të forta mbështetëse, financiare dhe fiskale, për qytetarët dhe për bizneset’, tha ndër të tjera Basha.