TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike po bën përgatitjet e fundit, për protestën që do të nisë në orën 11:00.
Përpara godinës së Kryeministrisë, është vendosur një tavolinë dhe një pankartë ku shkruhet "Panairi Kombëtar i Punës 2018". PD ka ulur një person të veshur si Rama, i cili interviston kandidatë për Ministër të Brendshëm, humor i cili nisi në faqen Kryeministri.com, të cilën më pas Rama e bllokoi.
Në faqen humoristike u publikuan edhe "kriteret" që duhet të ketë ministri i ri:
Kryeministri, ofroj vend pune THIRRJE E HAPUR PËR KANDIDIMIN SI MINISTËR I PUNËVE TË PISTA
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si Ministër i Brendshëm.
Kritere të përgjithshme:
Të jetë shtetas shqiptar;
Te ketë lidhje me botën e krimit, mundësisht familjare;
Të jetë ish anëtar i partisë së punës, i rilindur socialist;
Të jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, mundësisht jashtë shtetit përbën kusht preferencial.
I njëjti kriter aplikohet edhe për familjarët deri në gradën e pestë.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a) Të ketë pasur funksion të lartë gjatë regjimit komunist, preferohen prokurorë dhe sigurimsa.
b) Përparësi përbën përvoja disavjeçare në administratën publike si dhe master shkencor në menaxhimin e aseteve shtetërore, si canabis sativa vëndase dhe Erythroxylum coca kolumbiane.
c) Të ketë leje drejtimi për automjete Audi
d) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në bandë në kushte të vështira në tokë dhe në det.
e) Të ketë lidhje të ngushta me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti të Amerikës Latine
f) Të zotërojnë gjuhën angleze dhe variantin kolumbian të spanjishtes.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek http://ëëë.kryeministri.com/ brenda datës 26 maj 2018, ora 11.
Adresa: Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000
Tiranë, Shqipëri
Pankarta të tjera të PD-së:
