AKTUALITET, 1 Prill 2020, 21:54

Edi Rama: Ndihmuam Italinë edhe në emër të gjyshes time katolike Veronika dhe Nënë Terezës

Edi Rama: Ndihmuam Italinë edhe në emër të gjyshes time

Kryeministri Edi Rama, këto ditë ka patur një ngarkesë të jashtëzakonshme, sepse përveçse po lufton me koronavirusin  dhe po menaxhon shtet-rrethimin absolut në Shqipëri nga ERTV dhe rrjetet sociale, ka nisur të japë intervista për shumë media italiane.

Ditën e sotme, ai ka dhënë një intervistë për gazetën italiane "Panorama".

Kryeministri ka shpjeguar në këtë intervistë, se ndihmën për Italinë, pra 30 mjekët që u dërguan për të luftuar koronavirusin në Breshia, Rama e ka bërë edhe në emër të Nënë Terezës dhe të gjyshes së tij katolike, Veronika.

"Besoj se gjyshja ime, ajo ishte një katolike e zellshme, që më fliste italisht që në vegjëli, që më thoshte se nga ana tjetër e detit janë të kaltrit tanë, do të jetë e kënaqur të shohë që nga parajsa se, më në fund, erdhi një çast që Shqipëria e saj të shihet nga Italia si një qiri", ka thënë Rama.