TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej mëngjesit të së premtes Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer batuta në rrjetet sociale. Por teksa Rama e akuzon se po dekoron edhe heronjtë e vdekur, Meta thotë se po nderon ata që dhanë jetën për atdheun. Dhe duke iu përgjigjur Metës, Rama nuk ka kursyer as ithtaren e tij të devotshme, ministren Elisa Spiropali.
“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!” – shkruan Rama në Twitter.