AKTUALITET, 9 Tetor 2020, 16:47

Publikohet fotoja/ Kush është Nuredin Dumani, në kërkim si i dyshuar për vrasjen e vëllait Talo Çelës

Publikohet fotoja/ Kush është Nuredin Dumani, në kërkim si i

Balkanweb ka siguruar foton e Nuredin Dumanit, 37-vjeçarit i dyshuar, si një prej vrasësve të Bujar Çelës, vëllai i Talo Çelës.

Nuredin Dumani, i cili mësohet se është në kërkim nga prokuroria e Durrësit, pasi akuzohet se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, dyshohet se ka bashkëpunuar me Talo Çelën, e më pas dyshohet se i ka ekzekutuar të vëllanë, për arsye ende të paqarta.

Njoftimi i plotë i policisë

Elbasan

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.09.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi B.Ç.,

Shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.