AKTUALITET, 9 Tetor 2020, 17:57

Meta i përgjigjet Ramës: O spiropalist ordiner, o shoku thirri mendjes…

Meta i përgjigjet Ramës: O spiropalist ordiner, o shoku thirri

Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas fjalimit të tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku Rama më shumë foli për Metën, se sa për punët e partisë.

Meta e quan Ramën "spiropalist", një fjalë që ka nisur të qarkullojë dendur, në portale dhe rrjete sociale ditët e fundit.

Reagimi i plotë i Metës:

O shoku thirri mendjes!

Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”

Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!

Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të atdheut”, shkruan Meta.