AKTUALITET, 9 Tetor 2020, 18:40

Belind Këlliçi publikon videon dhe ironizon: Shihni nga sukseset e punëmbaruarit të Tiranës

Belind Këlliçi publikon videon dhe ironizon: Shihni nga sukseset e

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, publikon një video që sipas tij rrëzon propagandën e kryebashkiakut Erion Veliaj.

STATUSI I KELLICIT

Kjo është Tirana e qytetarëve të thjeshtë. Ky është realiteti! Përtej çdo propagande dhe kasete të montuar të vemjes së Bashkisë, kaosi dhe bllokimi total i trafikut përditë është një ndër “sukseset” e punëmbaruarit të Tiranës. Në vijim do jemi përditë në terren për të çmontuar propagandën e mashtruesit në krye të Bashkisë.