SPORT, 17 August 2026, 19:08

E zgjodhi vetë Kardinale, Milani bën gati 45 milionë euro për një të panjohur

E zgjodhi vetë Kardinale, Milani bën gati 45 milionë euro

Milani i ka befasuar të gjithë me një lëvizje të merkatos që nuk e priste askush. Sipas mediave italiane, belgu Diego Moreira do t’u bashkohet së shpejti kuqezinjve, pasi është arritur akordi me futbollistin dhe klubin e Strasburgut që zotëron kartonin e tij.

“Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se Moreira, një emër thuajse i panjohur për publikun e gjerë, vlerësohet si talent me potencial për të ardhmen, për të cilin ka insistuar vetë Xherri Kardinale, i cili e sheh si një emër i cili mund të bëjë mirë dhe mund të jetë pjesë e një cikli fitues. Ai mund të luajë në krahun e djathtë apo pas sulmuesit, duke e bërë emrin perfekt për ta rreshtuar përkrah Ramos e Pulishiç.

Amorim ka dhënë pëlqimin e tij, ashtu si edhe drejtuesit e departamentit sportiv të Milanit. Por mbi të gjitha ka rënduar fjala e Kardinales, i cili mendon se Milani duhet të investojë në lojtarë të tillë, të cilët pas disa vitesh do të vlerësohen shumë më tepër. Problemi i vetëm është se djaloshi nuk shënon shumë, vetëm 4 gola në kampionatin francez në edicionin e kaluar. Një bast i mirëfilltë për Milanin, që duhet të tregojë se nuk po bën gafën e radhës në merkato.