TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Transfermarkt”, web-portali i njohur gjerman, që mban dhe përllogarit statistikat kryesore të lojtarëve, trajnerëve dhe ekipeve të futbollit, ka parashikuar tashmë edhe fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2018. Në këtë portal, Luka Modricit ia njeh edhe këtë trofe prestigjioz individual kroatit, duke e bërë këtë “zyrtarizim” para ceremonisë së planifikuar për të hënën, më 3 dhjetor.
Në fakt, “Transfermarkt” është i dyti që e bën një njohje të tillë për fituesin e “Topit të Artë”, duke e paralajmëruar Luka Modric si triumfuesin e vitit 2018, duke kulmuar një sezon ëndërr të tij, sepse e udhëhoqi vendin e tij drejt finales së Kupës së Botës, diçka e paparë për kombëtaren ballkanase.
Fituesi i çmimit “The Best” me 29.05% të votave, përpara Ronaldos (19%), Salah (11%), Mbappé (10.5%) dhe Messi (9.8%), pritet të zërë vendin e “duopolit” midis Messit dhe Ronaldos, sepse mes tyre janë shpërndarë 10 “Topa e Artë” të fundit.
