TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të luajë kundër Uellsit sot prej orës 20.00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Një sfidë që vlen vetëm për statistikë, pasi është miqësore. Tifozët e pakët në numër që priten të jenë në stadium, nisur dhe nga koha e keqe, mund të shijojnë “yjet” e ekipit ishullor nga trajneri Ryan Giggs e deri te Gareth Bale. Disa të tjerë do të shijojnë ndoshta eksperimentet e fundit të trajnerit Christian Panucci në krye të stolit shqiptar.
Kjo mund të jetë ndeshja e fundit e italianit në drejtimin e kombëtares shqiptare. Pavarësisht se Shqipëria nuk ra nga liga C e UEFA Nations League, këto eliminatore quhen të dështuara, pasi i mbyllim në vendin e fundit me kundërshtarë të kalueshëm si Skocia, që ndodhet në një moment të dobët dhe Izraelin. Ekip mesatar, aspak i frikshëm. Nuk ia dolëm mbanë.
Tekniku Panucci ka zgjdhur lojtarët që do të luajnë kundër Uellsit. Ai ka dënuar disa nga titullarët e ndeshjes së kaluar. Në portë nga minuta e parë rikthehet Thomas Strakosha. Portieri i merr vendin Etrit Berishës pas 4 golave të pësuar ndaj Skocisë. Hysaj rikthehet në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa qendra gjen Dermakun dhe Ismajlin. Dy afrimet e reja të Panuccit, Mavraj e nis nga stoli pas paraqitjes zhgënjyese me izraelitët, në krah të kapitenit do të jetë dh Egzon Binaku. Numri një i stolit i ka besuar krahun e majtë Frederic Veselit.
Basha rikthehet para mbrojtes për të ndihmuar Dermakun dhe Ismajlin. Memushaj dhe Kaçe kanë për detyrë të luajnë topin te Uzuni dhe Grezda në krahët e sulmit. I vetëm në sulm do të jetë Bekim Balaj që rikthehet si titullar. Shkodrani nuk u preferuar në sfidën e parë, pasi humbi vendin me Rey Manajn.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Hysaj, Dermaku, Ismajli, Veseli; Basha; Uzuni, Kaçe, Memushaj, Grezda; Balaj. Tr. Christian Panucci.