SPORT, 19 Nëntor 2018, 14:10

Liga e Kombeve, ekipet që u kualifikuan dhe zbritën. Ja rregullat e klasifikimit

Liga e Kombeve, ekipet që u kualifikuan dhe zbritën. Ja rregullat e

Liga e Kombeve është afër finales. Dita e gjashtë e fazës së parë të grupeve të kompeticionit më të ri të UEFA-s për kombëtaret europiane është gati të përfundojë, duke nxjerrë katër gjysmëfinalistët. Këta të fundit do të jenë katër fituesit e grupeve përkatëse të Liga A.

Verdiktet e para të rëndësishme, gjithashtu, kanë ardhur: rënia në Ligën B e Gjermanisë është realitet tashmë, edhe pse Kupa e Botës e verës së këtij viti i pa kampionët e botës në vitin 2014 të eliminohen që në fazën e grupit. Këtu më poshtë është “fotografimi” pothuajse i plotë e ekipeve të kualifikuara dhe të zbritura një ligë më poshtë, në “Nations League”.

Skuadrat e kualifikuara për në gjysmëfinale: Zvicra, Portugalia dhe Anglia.

Ekipet e ngjitura në Ligën A: Ukraina, Bosnja dhe Danimarka.

Ekipet e ngjitura në Ligën B: Finlanda.

Ekipet e ngjitura në Ligën C: Gjeorgjia dhe Bjellorusia.

Ekipet që zbritën në Ligën B: Gjermania, Islanda, Polonia dhe Kroacia.

Ekipet që që zbritën në Ligën C: Turqia, Irlanda e Veriut dhe Republika e Irlandës.

Ekipet që zbritën në Ligën D: Shqipëria, Estonia dhe Lituania.

Po cilat janë kriteret, që merren parasysh në verdiktet e këtij kompeticioni, kur skuadrat janë me pikë të barabarta:

a) Numri i pikëve të fituara në ndeshje të drejtpërdrejta.

b) Golaverazhi (dallimi i golave) në ndeshje të drejtpërdrejta.

c) Numri i golave të shënuar në ndeshjet e drejtpërdrejta.

d) Numri i golave të shënuar larg nga shtëpia, në ndeshje të drejtpërdrejta.

e) Nëse pas kritereve të mëparshme, dy nga tri ekipet me të njëjtat “kredenciale” në një grup iu nënshtrohen të njëjtave rregullave për një klasifikim përfundimtar.

f) Golaverazhi (dallimi i golave) në të gjitha ndeshjet e grupit.

g) Numri i golave të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupeve.

h) Numri i golave të shënuar larg, në të gjitha ndeshjet e grupeve.

i) Numri i fitoreve në të gjitha ndeshjet e grupeve.

j) Numri i fitoreve në të gjitha ndeshjet e grupeve.

k) Numri më i ulët i pikëve në bazë të kartonëve në të gjitha ndeshjet e grupit (karton i kuq: 3 pikë, karton i verdhë: 1 pikë, karton i kuq për dy kartonë të verdhë: 3 pikë).

l) Pozicioni në renditjen e UEFA-s, sipas koeficientëve.