AKTUALITET, 7 Tetor 2019, 21:56

FOTO-LAJM/ Muhamed Veliun e dëgjojnë edhe qentë, kur raporton ekskluzivet e tij

Gazetari shumë i famshëm, Muhamed Veliu, ka postuar në rrjetet sociale, një fotografi mjaft domethënëse. Në këtë fotografi shfaqet Veliu duke raportuar nga Kosova, ndërkohë që përveç njerëzve që e dëgjojnë nga ekrani, po e dëgjon me vëmendje edhe një qen endacak, të cilit siç duket nga fotografia, raportimi i Veliut i ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme.

Me siguri, gazetari do ketë qenë duke raportuar një nga ekskluzivet e tij të përditshme, që trondisin mbarë vendin dhe siç shihet në fotografi, kanë shastisur fare edhe këtë qen, që ka lënë përgjysëm të gjitha punët dhe nevoja fiziologjike, për të ndjekur raportimin në kohë reale. /TPZ.al/

FOTO: