TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri serb, Sinisha Mihajloviç u largua vetëm 8 ditë nga Sportingu i Lisbonës, pasi u shkarkuar nga drejtuesit e rinj të ekipit portugez. Ky largim në një periudhë kaq të shkurtër u fut në histori, por tashmë është Mihajloviç që kërkon dëmshpërblim.
Siç raporton media portugeze “A Bola”, trajneri kërkon as më shumë e as më pak, por 10 milionë euro, për këtë shkarkim sapo kontrata ishte firmosur. Nga ana tjetër, drejtuesit pretendojnë se në kontratë parashikohej një periudhë prove prej 15 ditësh, që kur ajo u firmos në 18 qershor.