AKTUALITET, 8 Shtator 2021, 22:27

E rëndë në Tetovë/ Spitali përfshihet nga flakët, mjekë e pacientë mes viktimave

E rëndë në Tetovë/ Spitali përfshihet nga flakët,


Një shpërthim ka ndodhur në spitalin e Tetovës, i cili është përfshirë nga flaktët.

Raportohet të ketë dhjetëra viktima, pacientë dhe staf mjekësor, por ende nuk ka një shifër zyrtare.

Në vendngjarje ka qenë kryeministri Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ai i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Zyrtarët refuzuan të japin deklarata për mediat.

Autoritetet deklaruan se fillimisht do të mblidhet Shtabi i Krizës.

Media maqedonase Alsat ka arritur të sigurojë një video ku shihet se si flakët kanë përfshirë goditën.