Në pranga ka përfunduar menjëherë 51-vjeçari Gjon Marku, pasi ky i fundit u përfshi në konflikt me fqinjët për motive pronësi.
“Specilistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Gjon Marku, 51 vjeç, banues në Borsh,Sarandë. Mbrëmjen e djeshme, ky shtetas në vendin e quajtur “Kubovë- Shkallë,Borsh, u ka dal përpara fqinjëve të tij (pjestarëve të familjes së shtetasit M.Gj.), dhe pasi është konfliktuar më ta për motive të hershme pronësie i ka goditur me pjesën e pasme të sopatës duke i lënë të dëmtuar. I plagosur në gjendje të rëndë ndodhet shtetasi M.Gj., pasi Gjon Marku e ka goditur disa herë në kokë duke e lënë të dëmtuar”, sqaron policia.