TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një mjek rus ka rrëfyer se ka varë një grua me të cilën kishte dalë dhe më pas e ka copëtuar trupin e saj, pasi mësoi se ajo kishte qenë mashkull ën të kaluarën.
Ngjarja ka ndodhur në Kursk të Rusisë, ku Mikhail Tikhonov, 27-vjeç, në apartamentin e viktimës, Nina Surgutskaya, e ka mbytur këtë të fundit me duar, pasi kishte kuptuar operacionet e vajzës për ndryshimin e gjinisë.
Mikhail ka rrëfyer se trupin e saj të ndarë me copa e kishte gatuar në furrë për t’i hequr lëngjet dhe më pas i kishte hedhur në tualet, ndërsa mohoi të ishte kanibal.
“Ai i vuri viktimës duart në fyt dhe e shtrëngoi deri sa ajo nuk kishte më shenja jete. Më pas e dërgoi trupin në tualet dhe i hoqi organet e brendshme duke i copëtuar në pjesë të vogla dhe duke i hedhur në tualet. Ndërsa pjesët e tjera të trupit i fuste për t’u pjekur në furrë në mënyrë që të hiqte lëngjet e tepërta”, ka rrëfyer një polic.
Ndërsa kokën dhe gjymtyrët i kishte futur në valixhe, të cilën e kishte marrë me vete në shtëpi, por nuk i kishte zhdukur dot në kohë.


