TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Serbia do të dhurojë 1 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së Notre Dame.
“Donacioni, i barabartë me 1.1 milion dollarë, konfirmon miqësinë tonë shekullore me popullin francez”, tha qeveria serbe në një deklaratë.
Beogradi shpreson se “ky simbol i qytetërimit francez dhe i botës do të rindërtohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Qindra miliona euro janë dhënë nga e gjithë bota për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales, që kur u përfshi nga flakët të hënën e kaluar.
Presidenti francez Emmanuel Macron vendosi një afat kohor prej pesë vjetësh për rindërtimin e katedrales, që zgjati rreth 200 vjet për tu ndërtuar.