AKTUALITET, 23 Prill 2019, 18:00

Situata politike, ambasadori i BE, takim me Bashën në selinë e PD

Situata politike, ambasadori i BE, takim me Bashën në selinë e PD


Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, po zhvillon një takim me kreun demokrat Lulzim Basha në selinë e Partisë Demokratike.

Takimi po zhvillohet në këto momente në selinë blu.

Takimi i diplomatit europian me Bashën vjen pas zyrtarizimit të koalicionit opozitar.

Përfaqësia e PD nënshkroi paktin me 10 pika fillimisht me republikanët e kryesuar nga Fatmir Mediu, më pas me Agron Dukën e PAA, Vangjel Dulen e PBDNJ, Nard Ndokën e PD, Dashamir Shehi të LZHK, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe në fund me Monika Kryemadhin e LSI.

Në marrëveshje nënvizohet se partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E për këtë rruga e vetme shihet formimi i një qeverie tranzitore me mandat të posaçëm.

Në marrëveshje theksohet se nuk do të lejohen zgjedhje farsë të organizuar nga qeveria e Edi Ramës. Qëndrimi u theksua dhe nga Monika Kryemadhi e Lulzim Basha.