TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shënues: Gjimshiti (autogol) 47′,Naismith 68′
Minutë pas minute
68' GOL 2-0. Shenon Naismith.
47′ GOL Skocia 1-0. Autogol i Xhimshitit.
46′ Starton pjesa e dytë, Panuçi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Gavazaj në fushë Prenga.
45' Mbyllet pjesa e parë: barazim pa gola. 0-0. 43′ Memushaj merr një top në mesfushë dhe niset nga zona duke goditur në hyrje, por topi përfundon jashtë. 41′ Shënon golin e parë Skocia, por pozicioni është i parregullt. 38′ Memushaj merr një aksion nga e djathta dhe fiton një goditje nga këndi. 31′ Memushaj merr një top në të djathë, por nuk arrin të kordinohet për të krosuar dhe e kthen mbrapsht te Ndoji, i cili ia jep prapë Memusahjt që kroson, por shkakton faull Balaj në zonë. 25′ Krosim në zonë nga një goditje nga këndi dhe topi që vjen në shtyllë shpëton Shqipërinë nga goli i parë. 22′ Mundësi e mirë për Shqipërinë me anë të Sabien Lilajt i cili godet nga jashtë zonës, por topi shkon mbi traun e portës. 20′ Dominim total i Skocisë në këto 20 minuta të para, raste pa fund te porta e Shqipërisë. 17′ Mundësi e shkëlqyer për Skocinë, por është Gjimshiti ai i cili na shpëton nga një gol i sigurt pas një këmbëngulje të gjatë të vendasve.
14′ Mundësi e mirë për Shqipërinë, Gavazaj në hyrje të zonë provon një krosim, por e çon topin në duart e portierit.
13′ Robertson hyn në zonë dhe mundohet të krosojë një top, por e çon jashtë.
10′ Goditje dënimi në favor të Skocisë, por pret Strakosha në dy kohë.
4′ MekGregor godet fort në portë, por Strakosha largon në këndore. Krosohet topi në zonë, por pas një rrëmuje në zonë, topi përfundon jashtë.
3′ Goditje dënimi në favor të Skocisë. E shkakton Binaku.
1′ Ka nisur takimi
Shqipëria e drejtuar nga Christian Panucci do të luajë sonte kundër Skocisë në “Hampden Park” ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.
Skuadra kuqezi, duke u bazuar në deklaratat e trajnerit italian, ashtu si në sfidën e parë kundër Izraelit do të kërkojë të marrë 3 pikët edhe në këtë takim pavarësisht se luhet në transfertë.
Për 90 minutat në Glasgou Panucci ka zgjedhur të bëjë disa ndryshime në formacion, në krahasim me sfidën e parë. Ashtu siç është raportuar me herët vendin e Bashës në mesin e fushës do ta zë Lilaj. Ndoji ka marrë vendin e Hykës, ndërsa Balaj vendin e Gurit.
Formacionet zyrtare
Shqiperia: Strakosha, Binaku, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Memushaj, Ndoj, Lilaj, Xhaka, Balaj
Skocia: A. McCregor, O’Donnell, Robertson, Souttar, Mulgrew, Tierney, McGinn, McDonald, Naismith, McGregor, Russell