AKTUALITET, 2 Gusht 2021, 19:15

E rëndë, 50-vjeçari mbytet në plazhin e Qerretit

E rëndë, 50-vjeçari mbytet në plazhin e Qerretit

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në bregdetin shqiptar.

Një turist është mbytur në plazhin e Qerretit, në Kavajë, rreth orës 18:00 të kësaj pasditeje.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi N. Tola, i moshës 50vjeç, me origjinë nga Tirana. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por nuk ka mundur të mbijetojë.