AKTUALITET, 2 Gusht 2021, 17:35

Vazhdojnë zjarret në malin e Qukësit, mbi një hektar sipërfaqe e djegur

Vazhdojnë zjarret në malin e Qukësit, mbi një hektar

Edhe në Përrenjas, situata e shkaktuar nga zjarret duke e rënduar, pasi prej dy ditësh vazhdojnë zjarret në Malin e Qukësit.

Mësohet se ka disa vatra aktive në zonën e quajtur “Liqeni i Kuq”. Ndërkohë deri më tani raportohet një sipërfaqe prej një hektarësh e djegur, ndërsa zjarri po përhapet me shpejtësi.