AKTUALITET, 2 Gusht 2021, 18:37

Zjarr në Yzberisht, rrezikohen disa banesa

Zjarr në Yzberisht, rrezikohen disa banesa

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Shumë pranë vatrës së zjarrit janë disa banesa private që rrezikohen nga flakët.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia mësohet se kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë në zonë është ngritur një re e madhe tymi.