TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rajone të Greqisë vazhdojnë të jenë të përfshira nga flakët.
Ditën e sotme disa vatra të reja shpërthyen.
Situata më e rëndë paraqitet në Messinia, Evros, Kavala dhe rajoni i Atikës.
Pak momente më parë sipas mediave greke një zjarr shpërtheu në një zonë pyjore në Vasilitsi, Messinia ku menjëherë banorëve u është dhënë urdhër të largohen.
Ndërkohë autoritete greke kanë dhënë alarmin për rrezikun e lartë të zjarreve që mund të përfshijnë zona të tjera ditën e nesërme.
Ata kanë publikuar edhe rajonet që kanë rrezikshmëri të lartë të përfshihen nga zjarri ditën e nesërme:
• Rajoni i Maqedonisë Lindore , Thrace PE Kavala)
• Rajoni i Maqedonisë Qendrore (Prefektura Serres, Prefektura Selanik, Prefektura Halkidiki)
• Rajoni i Thesalisë (Larisa, Magnezi)
• Ishujt Jon
• Epiri (Thesprotia, Preveza, Arta)
• Rajoni i Greqisë Qendrore (Rajoni i Evisë, Rajoni i Fthiotida,
Rajoni i Boeotia, Rajoni i Fokida)
• Rajoni i Atikës
• Rajoni i Peloponezit
• Rajoni i Greqisë Perëndimore
• Rajoni i Kretës
• Rajoni i Egjeut të Veriut
• Rajoni i PE të Egjeut të Jugut Kalymnos.