AKTUALITET, 25 Maj 2019, 14:00

E quajti të eksituar gazetaren, peticion në rrjet kundër Skënder Gjinushit


Një ditë pasi kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi pati një debat me gazetarët, ku u shpreh ndaj njërit prej tyre se të shkonte të mjekohej se ishte i eksituar, ka ardhur edhe reagimi qytetar.

Në rrjet ka nisur një peticion kundër Skënder Gjinushit për gjuhën e tij seksiste. “Gjinushi kërko falje publike për gjuhën denigruese e seksiste ndaj gazetareve”, është tema e peticionit për Skënder Gjinushin.

Por nuk ka munguar edhe personat që protestojë kundër Gjinushit. I tillë është edhe Dilaver Nelaj i cili është në parullën e tij sot shkruan: “Akademia e Shkencave na la më 24.05.2019”.