LIFESTYLE, 24 Shtator 2019, 18:58

E njohim si prezantuese, Hygerta Sako tregon punën “e fshehtë” që ka bërë

E njohim si prezantuese, Hygerta Sako tregon punën “e



Të gjithë e njohim si prezantuese, por ish-miss-i Hygerta Sako ka dhe një tjetër profesion. Ajo e ftuar tek Rudina ka treguar se ka punuar dhe si përkthyese.

Sako ka rrefyer tek Rudina Magjistari se ka përkthyer plot 8 libra, por tashmë i është përkushtuar prezantimit dhe gazetarisë sportive.

Ajo tregoi se librat kanë qenë kryesisht romane mes të cilëve edhe disa nga Danielle Steel. “Nuk marr dot përsipër të përkthej libra të rëndë të letërsisë e kam nisur me libra të thjeshtë.

Kam dy vjet që s’përkthej më, kam probleme me sytë. Në fakt nuk kam pasur dhe shumë kohë në dispozicion”, tha Sako.