LIFESTYLE, 20 Shkurt 2018, 14:33

Rita Ora publikon videon e largimit nga Kosova, iu duk vetja si bose

Rita Ora publikon videon e largimit nga Kosova, iu duk vetja si bose
Koncerti i Rita Orës në Prishtinë, ishte aq madhështor sa edhe largimi i saj nga Kosova. Me të mbaruar koncerti, 27-vjeçarja u largua nga vendlindja e saj për të vijuar me agjendën, ndërsa një ditë më pas u pa e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA. Në videon e publikuar në Instagram, shihet eskorta që e shoqëron këngëtaren drejt Aeroportit “Adem Jashari” para largimit nga Kosova. Derisa këndon duke bërë shaka, ajo thotë se gjendjen e saj aktuale mund ta quajë si “femrat që udhëheqin në vitin 2018”.

“Jemi këtu për të mbetur. Jemi këtu dhe nuk po shkojmë askund”, dëgjohet duke thënë këngëtarja në xhirim.

https://www.instagram.com/p/BfW5R0YHEBM/?taken-by=ritaora